Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjinovci kërkon pensionim të parakohshëm vullnetar të arsimtarëve

 
   

Organizatat e shoqërisë civile që merren me çështjet e arsimit parauniversitar kanë përpiluar një peticion, me të cilin kërkohet të ndërmerren veprime urgjente për reformimin e sistemit arsimor.

“Për shpëtimin e arsimit” e kanë quajtur nismën e tyre, për të cilën kanë filluar mbledhjen 10 mijë nënshkrimeve.

Ky peticion është inciativë e 14 organizatave joqeveritare  të cilat po kërkojnë vendit me i bo disa ndryshime edhe një ligj të ri, për me e mundësu pensionimin e parakohshëm vullnetshëm të arsimtarëve, prej moshës 55-65 vjet, ka plotë arsimtarë që kanë sëmundje të ndryshme kronike, që edhe kanë lodhje të madhe për punën e gjatë që kanë bo të cilët është mirë me u mundesu pensionimin e parakohshëm, është  krijimi i infrastukturës ligjore që shkollat që kanë shumë pak nxënësa ku fëmijet mund të jenë edhe më pak se 5 nxënesa nxënesa në klasë,  nuk zhvillohen mirë pra ato shkolla mu mbyll mu mundësu transporti i arsimtareve i arsimatarëve nëpër shkolla tjera edhe mu  investu më mirë në ato shkolla edhe me bo vlersim të përvitshëm të përformancës së mesimdhënsve edhe me dit ku kena arsimtarë të mirë, ku duhet me investu ma shume me dergu ma shume trajnime e sene tjera, për keit qito duhet me i mbledh 10 mijë nënshkrime me i kërku Kuvendit që me bo ndryshime ligjshëm e me u mundësu këto reforma.

Na si organizata kena vendos që këtë javë mos me lajmëru shumë, mos me i përdor rrjetet sociale as kurgjo deri tash që tri ditë  prej të hënës janë bërë 1000 nënshkrime që i bjen për 10 javë i bëjmë 10 mijë nënshkrime plus që jena tu fol vetëm për ni pikë në qendër të qytetit kur të fillojmë me shpërnda edhe pika tjera besojmë që kena me mbërri shumë ma shpejt”.