Në komunat e Kosovës, po ndërtohen gjithandej shtëpi të reja për komunitetet joshumicë.
Kështu tha edhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në një postim në Facebook..
Krasniqi, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, vunë gurthemelet tek shtëpia e zonjës Bleranda Bajramaj nga komuniteti egjiptian, e cila ka jetuar në kushte të rënda ekonomike.
“Gjithandej në komunat e Kosovës, po ndërtohen shtëpi të reja për komunitetet jo shumicë. Nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin e shtëpive, kësaj radhe së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, vumë gurthemelet tek shtëpia e zonjës Bleranda Bajramaj nga komuniteti egjiptian, e cila ka jetuar në kushte të rënda ekonomike. Banimi i qëndrueshëm dhe i sigurt është një nga programet i cili i ka ndihmuar drejtpërdrejtë qytetarët tanë”, shkruan Krasniqi.