Gjykata e Posacme Kundër Krimit të Organizuar ka dënuar me burgim të përjetshëm Redjan Rrajën. Ai akuzohet për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja, miku i tij Aleksandër Laho, si dhe shoferi Andi Maloku, i cili ndërroi jetë pas disa ditësh në spital.
Akuzat që rëndojnë mbi Rrajën janë “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”, “vrasje e mbetur në tentativë ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, siç është rasti i prokurorit Arjan Ndoja. Nga ana tjetër mbi të rëndon edhe akuza e “armëmbajtjes pa leje”, “vrasje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” ndaj shokut të ish-prokurorit Ndoj, Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi i Sukthit” dhe vrasja e shoferit të shokut të ish-prokurorit Ndoj, Andli Maloku i cili humbi jetën 1 javë pas atentatit të ndodhur.
Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se mbrojtja e Redjan Rrajës për 2 orë e 30 minuta ka relatuar të gjithë argumentet duke pretenduar se nuk ka prova dhe fakte që e lidhin Rrajën drejtpërdrejtë me ngjarjen.
Nga ana tjetër, Erjol Halilaj në rolin e bashkëpunëtorit është dënuar më 35 vjet burg.
Ngjarja ndodhi Nëntorin e kaluar pranë mbikalimit të Shkozetit, në aksin rrugor Durrës-Tiranë, ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja, miku i tij Aleksandër Laho, i njohur edhe me emrin Pëllumb Muharremi, si dhe shoferi Andi Maloku, i cili ndërroi jetë pas disa ditësh në spital.