Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka akuzuar kryeministrin Kurti se të dyshuarit për sulme ndaj gazetareve po i liron në koordinim me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiqit.
Ajo ka bërë me dije se Qeveria e Kosovës po i liron serbët e arrestuar nën dyshimin për vepra të rënda penale me të njëjtën strategji që dikur ka liruar ish-policin serbe, Dejan Pantiq.
“Kryeministër, ti si bashkëpunëtor i kryekriminelit dhe nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiqit, je duke i liruar pjestarët e bandave të tij.
Qeveria Zdravo po shtiret sikur nuk po e din se pse po lirohen serbët e arrestuar nën dyshimin për vepra të rënda penale, por strategjia që e keni përdorur me lirimin e Pantiqit, nuk iu dhezë më. Të gjithë po e dijmë se ju koordinoheni me Milan Radojçiqin. Edhe lirimin e tyre e keni të koordinuar”, ka shkruar Gjoshi.