Tre persona janë arrestuar për të shtëna me armë në ahengje në rajonin e Mitrovicës, ka njoftuar policia.
Atyre i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa armët janë konfiskuar.
Njoftimi i policisë:
Shipol, 08.08.2024-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në aheng familjar. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë qe dyshohet të jetë me gas dhe shtatë(7) gëzhoja. Me vendim të prokurorit kujdestar te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Mitrovicë Jugu, 08.08.2024-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dymbëdhjetë gëzhoja të cilat janë konfiskuar dhe është konfiskuar arma pistoletë me dy karikatorë dhe dy fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Vushtrri, 08.08.2024-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në një aheng familjar kishte shtënë me dy armë zjarri pistoleta të cilat janë konfiskuar. Pas intervistimit, në konsultim me prokurorin kujdestar të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orësh.