Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjuriq me ‘deklarata joshëse’ ndaj homologes argjentinase për qëndrimin ndaj Kosovës

 
   

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, është takuar me homologen e tij nga Argjentina, Diana Mondino, ku edhe ka vazhduar lobimin kundër Kosovës.

Atë e ka falënderuar për qëndrimin e Argjentinës për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, gjë që Serbia e kundërshton përkundër se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2009 kishte konstatuar se pavarësia e Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Por, Serbia kudo nëpër botë, përfshirë edhe Amerikën Latine vazhdon të lobojë kundër pavarësisë së Kosovës.

“Gjatë një takimi të përzemërt me Diana Mondino, shpreha se është me rëndësi të madhe për vendin tim që Argjentina të mbajë qëndrimin e saj të fortë për statusin e Kosovës”, ka shkruar Gjuriq në “X”, të enjten.