Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj u shpreh se SPAK mund të vendoste që Berisha të hetohej në gjendje të lirë siç bëri me Fatmir Mediun.
“Unë do ta ndaj në dy fragmente në fakt, jo për ta arsyetuar se si duhet të zbatojmë parimin, por në përgjithësi për të parë ato shtylla se si drejtësia, sepse duhet t’i japim fushën e vet të veprimit, Prokurorisë nga njëra anë dhe qëllimit të saj për ti caktuar një individi, në moshën e subjektit në fjalë, me të gjithë parametrat, me atë dyshimin e arsyeshëm që mendojnë se e kanë, një masë sigrumi nga njera anë.
Dhe nga ana tjetër janë të drejtat e tjera që lidhen me të qënit përfaqësues dhe anëtar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Unë do jap qëndrimin tim logjik që për mua është dhe juridik. Fillimisht është Prokuroria e Posçme ajo që mendoi që t’i caktonte një masë sigurimi personal subjektit në fjalë, pra zotit Berisha. Vijmë më pas në harkun kohor historik, tek elemente që lidhen me pretendime që nuk janë zbatuar, të drejtat kushtetuese në raport me masën e dhënë.
Tani nëse e marim kështu … është një nxitim i Prokurorisë së Posaçme për të caktuar një masë sigurimi , pasi caktimi i një mase sigurie, duhet të plotësojë një sërë kushtesh dhe kriteresh ligjore, dhe siç është rreziku për të ikur, për të rrezikuar marrjen e provave, etj, dhe duke argumentuar se cilin nga këto kushte dhe kritere ligjore që duhet të jenë egzistuese, jo vetëm njëri , atëher mund të themi se Prokuroria e Posaçme siç heton në gjendje të lirë Fatmir Mediun, mund të hetonte në gjendje të lirë dhe zotin Berisha.”, tha Elisabeta Imeraj.