Gjykata Kushtetuese, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës dhe Qendrën AIRE, sot organizojnë konferencën “Zbatimi i Konventës së Stambollit përmes praktikës gjyqësore: Dialogu gjyqësor për përgjigje gjyqësore efektive”.
Pjesëmarrëse do të jenë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani.
Konferenca fillon nga ora 9:00.
Ajo mbahet në Hotelin “Emerald”.