Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjykata Kushtetuese pezullon ratifikimin e marrëveshjes për emigrantët

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se ka marrë në shqyrtim padinë e bërë nga deputetët e opozitës kundër marrëveshjes me Italinë për emigrantët.

Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese vjen në një kohë kur mazhoranca socialiste kishte parashikuar për ta miratuar marrëveshjen në seancën e kësaj të enjteje.

Në këtë mënyrë, pezullohet automatikisht procedura e ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes me Italinë.

Po ashtu, Holta Zacaj pas vendimit në një komunikim me gazetarët bëri me dije se kjo vendimmarrje do i njoftohet menjëherë Kuvendit, i cili është i detyruar të ndërpresë procedurat parlamentare për ratifikimin në seancën plenare.

“Kushtetuesja” ka vendosur vetëm për ankimin e bërë nga 30 deputetët e PD, ku janë edhe Bardhi e Berisha.

Ndonëse në Kushtetuese është paraqitur edhe një ankim i firmosur nga Lulëzim Basha, Kushtetuesja ende nuk e ka marrë në shqyrtim./euronews.al

Tags: