Tre persona janë arrestuar mesnatën e së martës në Vushtrri, pasi dyshohet se janë konfrontuar fizikisht me pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Berat Gjyshinca, Albi Mavriqi dhe Mentor Zeqiri, gjatë ditës së djeshme kanë dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake, pasi Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Dega Vushtrri, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj tyre.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se Gjykata Themelore ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve veç e veç.
26-vjeçari, Berat Gjyshinca, dyshohet se me anë të sulmit fizik i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore zyrtarit policor, i cili më pas u dërgua me urgjencë në spital. Ky i fundit, pas ekzaminimeve mjekësore u konstatua se ka pësuar frakturë në gisht.
I riu i cili përfundoi në paraburgim, është vëllai i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca.