Gjykata Supreme në Vranjë, ka vendos për ndalimin e shfaqjes së dy filmave shqiptarë në Luginën e Preshevës.
Këtë e ka konfirmuar për Tëvë1, Gani Veseli, producent dhe aktor i këtyre dy filmave, “Heshtja vret” dhe “I pabesi”.
Ai ka thënë gjykata ka vendos që filmi i “I pabesi”, të mos shfaqet në mënyrë kategorike, ndërsa që që për filmin “Heshtja vret” të hiqen logo e Republikës së Kosovës, për të cilin Veseli ka thënë se ishte kundër.
“Është marr vendimi për dy filmat qe mos të shfaqen në Republikën e Serbisë, “I pabesi” kategorik mos me u shfaq për shkak që është i një anshëm dhe gjykojnë se prek ndjenjat ndërnacionale dhe filmit “Heshtja vret” ti hiqen logot e Republikës së Kosovës qe isha kategorik që mos të ndodhë”, ka thënë ai.
Gjykata Supreme në Vranjë e ka zhvilluar më 11 gushtë seancën e fundit.
Tema e filmit të parë është momenti kur disa të rinj, gjatë grabitjes, vrasin dajën e tyre dhe vrasja zbulohet pas 20 vjetësh. Ndërsa filmi i dytë, sipas Veselit, flet për një personazh të pasionuar pas armëve dhe për mikun e tij të ngushtë, i cili e denoncon në polici.
“Këta filma janë thjesht të realizuar në Maqedoni të Veriut. Këtu marrin pjesë aktorë nga Kosova, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia e Veriut”, ka thënë Veseli.
Filmat janë xhiruar në kuadër të një projekti në vlerë të rreth 40.000 eurove, me mbështetje të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, dhe janë financuar nga Qeveria e Kosovës.