Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjykimi i Thaçit në Hagë – avokati Gazmend Halilaj me akuza të rënda, i bën thirrjen e fortë shtetit

 
   

Avokati Gazmend Halilaj, ka kërkuar që të mos sakrifikohet buxheti i shtetit për gjykimin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ai ka akuzuar Thaçin për dhënie të deklaratave të ndryshme në Hagë, duke mohuar edhe ekzistencën e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përcjell Bota sot.

“Pseeee, duhet të sakrifikohet buxheti i shtetit, për një njeri që: jo vetëm që ka dhënë disa herë deklarata të ndryshme e të rreme, por ka mohuar edhe ekzistencën e Shtabit të Përgjithshëm, kinse ai ka qenë in-ekzistent.

Nëse një ushtri ka qenë pa Shtab të Përgjithshem, kjo runa Zot, nënkupton që s’ka qenë fare ushtri, por kishte me qenë një diçka që mu s‘ma zë goja me thanë.

Fatmirësisht, që atij, s’i beson askush, ashtu siç s’i kam besuar kurrë edhe kur fuqia e tij ishte absolute”, ka shkruar avokati Halilaj në një postim në Facebook.

Gjykimi i Thaçit, ka tërhequr shumë vëmendje, pasi ai po përballet me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Akuzat lidhen me periudhën e luftës së Kosovës (1998-1999), kur Thaçi ishte një nga liderët kryesorë të UÇK-së.

Thaçi, së bashku me ish-bashkëpunëtorë të tij, si Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, përballen me akuza që përfshijnë arrestime të paligjshme, tortura dhe vrasje të pretenduara ndaj civilëve dhe kundërshtarëve politikë. Procesi gjyqësor është një ndër më të rëndësishmit që lidhet me luftën e Kosovës./Botasot