Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Gjyljeta, një vit pa ty sa një jetë“, familjarët vizitojnë varrin, nënën e saj nuk e mbajnë këmbët!

Sot është bërë një vit nga vrasja tragjike e Gjyljeta Ukellit, e cila u vra mizorisht nga bashkëshorti i saj në Pejë.

Në këtë ditë të dhimbshme, familjarët kanë vizituar varrin e saj, duke kujtuar me lot dhe mall mungesën që ajo ka lënë pas në çdo hap të jetës së tyre.

Të pranishëm ishin edhe tre fëmijët e saj, të cilët, më shumë se kushdo tjetër, po e përjetojnë në shpirt mungesën e nënës së tyre.

Në gjendje të rënduar është parë nëna e Gjyljetës, e cila nuk i ndalte lotët.