Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjyshja harron foshnjën 14-muajshe në makinë, humb jetën nga nxehtësia

Një vajzë 14-muajshe ka vdekur në Long Island, New York, pasi policia tha se gjyshja e saj kishte harruar ta linte në një çerdhe, dhe e la vetëm brenda makinës tip SUV për tetë orë.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes rreth orës 16:20 të së hënës, pas një raporti për një fëmijë që nuk reagonte.

Foshnja u dërgua me urgjencë në Qendrën Mjekësore të Shën Katerinës së Sienës, ku vdiq.

Një hetim ka përcaktuar se gjyshja e foshnjës, një grua 54-vjeçare nga Greenlawn, duhej ta çonte mbesën e saj në një çerdhe të hënën në mëngjes.

Në vend të kësaj, gruaja u drejtua drejt e në punë, “duke e lënë fëmijën në një sedilje makine në ndenjësen e pasme”, tha Departamenti i Policisë së Qarkut Suffolk në një njoftim për shtyp.

Rreth 8 orë më vonë, gjyshja shkoi të merrte fëmijën në çerdhe në Redwood Lane, dhe aty kuptoi se e kishte lënë brenda makinës.

Gjyshja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, nuk u akuzua për vdekjen e foshnjës por hetimet po vazhdojnë./Albeu.com/