Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

“Goditeni te zhvillimet ekonomike”, Meri Gjini bën parashikimin e Horoskopit për javën: Debate të forta për këtë shenjë

Astrologia Meri Gjini ishte mëngjesin e sotëm në “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ku bëri parashikimin e Horoskopit për javën që sapo nisi.

Ka nisur java ditën e sotme me një hyrje fantastike të hënës me neptunin. Ne nisim një javë me hyrjen më të mirë për të shpërndarë maksimumin e potencialit të tyre.

Bashkë me Venusin që është nesër të peshqit, përdorimi i fjalës do jetë në maksimumin e të mirës.

Është muaj perfekt për lutjen dhe për të ndarë dashurinë. Pjesa e ëndrrës e të qenurt romantik është tendencë pavarësisht shenjës. Diskutimet e para të javës i përkasin ekonomisë. Mesi i javës i përket punës. Dhe fundjava i dedikohet dashurisë dhe familjes. Me çështjet e ekonomisë duhet të jeni recional.

Dashi
E nisin me hënën e re në familje të 12 dhe mërkurin te vetja. Më këtë mërkur nëse nuk keni aritur ujdin, deri në datën 25 do ketë mundësira që të shfrytëzojë maksimalisht për anën profesinale dhe në shërbim të ujdive dhe çështjeve të reja. Sot edhe nëser nuk duhet të shmangin vëmendjen dhe larg dëshirës së tyre. Është moment shumë i mië për të propozuar zgjidhjet që i duhen.

Demi
Do të duhet këtë javë të jenë të kujdesshëm nga ngjarje aksidentale që sjellin debate të forta. Faktori i të papriturë do ndihet ditën e enjte. Hëna e re bën të mundur që çfarë presin nga 2024 të nisi ekzaktësisht ditën e nesërme. Nesër dhe pasnesër të nisin planet ekonomike.

Binjakët
Me luhatje të humorit apo paqartësi nisur nga dita e sotme. hëna e re te Peshqit bën të mundur iniciativa në shërbim të punës. Por duhet të kenë durim. Mërkuri te dashi bën të mundur që nëse duan të japin mendimet e tyre, kjo është periudha më e mirë. E mërkura dhe e enjta janë dy ditët më të mira.

Gaforrja
Me ngrakesa profesionale është kjo periudhë dhe hëna. Ndjesia e të qenurit shumë të ngarkuar është pjesë e mendimit dhe të shprehurit të tyre. Por rezultati është shumë i mirë. Do të shpalosin talentet e tyre profesionalisht. Vensui te Peshqit sjell një mirësi përsa i përket energjisë së tyre. Sjell përmirësim konkret për çështjet ekonomike. Për ata që janë në çift është një periudhë që kanë të gjitha mundësitë për të treguar anën e mirë të tyre. Beqarët do gjejnë dashurinë.

Luani
Marsi te ujorët të bërit maksimumin në punë mbetet prioritet. Hëna e e është shumë e mirë pasi ka të bëjë me çështje emocionale të tyre, të rëndësishme. Luanët që janë në lidhje është mirë që në datë 13 të bëhet një propozim i bukur. Është momenti i duhur, keni ndihmën e universit.

Virgjëresha
Me hënën e re ballë për ballë tyre, kemi një rregullim të plotë të situatave. Si në familje dhe në njerëzit pranë tyre. Gjetja e ekulibrit në të gjitha hapsirat ku duan komoditet. Virgjëreshat që janë në kërkim të dashurisë do kenë shumë mundësira të bukura për të bërë zgjedhjet e duhura.

Peshorja
Raportet në punë do të ekulibrohen ndjeshëm. Hëna e re rregullon problematikat e mbartura me familjarët që nga viti i kaluar. Marsi te ujorët dhe Vensui te peshqit i ndihmon shumë për zhvillime të mira në punë. Kujdes me shpenzimet ekonomike.

Akrepi
Vendosjet planetare favorizojnë shumë akrepin. Peridhua më e mirë e vitit për ta nis nga e enjtja në drek deri në fund të majit. Që në datën 14 të muajit. Nxirrni prioritet çështjet e rëndësishme. E para risqet ekonomike, e dyta lëvizjet dhe çështje pronësish, e treta pagesat apo rigjetja e formës si të çojnë shpërblimet e punës në nivelin që presin.

Shigjetari
Mërkuri te dashi ndihmon shumë për ata që duan të lëvizin, për udhëtime apo lëvizje të gjata. Për çfarë ka të bëjë me dijen apo dokumentet është periudhë shumë e mirë për të marrë atë që presin. Venusi te Peshqit është në katërkëndësh, prandaj çfarë keni rregulluar keni rregulluar.

Bricjapi
Ky Venus te Peshqit lidhet drejtë për drejtë te zhvillimet ekonomike. Edhe nga ana personale nuk do mungojnë zgjyrat. Pika maksimale është të mërkurën dhe të enjten. Për çfarë ka të bëjë çështje bankare dhe ekonomike.

Ujori
Marsi vazhdon të jetë te ata. Duhet të jeni të kujdesshëm në çështjet e punës edhe ditën e sotme. Nga nesër ndryshon, nisni të ëmbëlsoheni dhe të ngroheni shumë. Nisni të ndiheni më të sigurt në çështjet financiare.

Peshqit
Është muaj që i përket peshqve. Hëna e re është te ata. Me Mërkurin te dashi kanë vështirësi për të vendosur veten në vend të parë. Vendosja në hijen e një lideri, por duke dhënë maksimumin do ishte një zgjidhje shumë e mirë. Mos u merrni me analiza në raporte personale dhe në çift. Beqarët mund t’i gjejnë njyrat atje ku nuk i presin.