Një super gol kuqezi në Serie A. Ylber Ramadani e ka bërë sefte në kampionatin elitar italian të futbollit.
Mesfushori shqiptar shënoi në minutën e 89’ të ndeshjes mes Lecces dhe Frosinones, duke u dhënë triumfin 2-1 puljezëve.
Mesfushori kuqezi, që u transferua vetëm këtë verë te Lecce, u shndërrua menjëherë në titullar të padiskutueshëm, por iu desh të presë 16 ndeshje për të shijuar golin e tij të parë në elitën e futbollit italian.
Pas ndeshjes Ramadani shpërtheu në festë për golin e tij të parë në Serinë A.