Deputeti i Vetëvendosjes, Ardian Gola, ka shprehur publikisht që ka disa dilema rreth deklaratës së presidentit të Francës, Emmanuel Macron për liberalizimin e vizave për Kosovë.
Gola ka pyetur se kujt ia prishi gëzimin keqpërkthimi i deklaratës së Macronit për vizat.
Por menjëherë, Gola është përgjigjur duke treguar opsionet dhe pretendimet e tij së mund të jenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe përkrahësit e tij në Kosovë dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Tash per kete keqperkthimin e deklarates se Macron-it per ceshtjen e vizave vec nje dileme me mbeti: kujt ia prishi me shume gezimin, Ramës & Co ne Kosove, apo Vucicit.” – ka shkuar Gola në Facebook.