Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Grabitet pika e këmbimit valutor në Tiranë, autorët marrin rreth 4 milionë lekë

Një pikë e këmbimit valutor është grabitur nga 2 persona pranë Urës së Institutit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të një dite më parë.

Mësohet se autorët, të maskuar, kanë mundur të marrin rreth 3-4 milionë lekë të vjetra, teksa ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia për këtë rast.

Janë hapur kamerat e sigurisë për të identifikuar autorët, por për shkak se janë të maskuar nuk janë identifikuar akoma nga blutë.