Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Grabitja në Prush, detajet si u tentua të grabiten dy të moshuarit: Hapeni derën jemi …

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në Prush të Tiranës, ku një banesë ku ishin dy të moshuar u tentua që të grabitje. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:13, në fshatin Prush, përballë ambulancës.

Gazetari Igli Çelmeta në një lidhje live nga vendngjarja pohoi se 5 persona, të veshur me uniformë policie zbarkuan në shtëpinë e dy të moshuarve, ndërsa u prezantuan si policë. Ata pasi kanë hyrë brenda kanë nisur kontrollet për të gjetur sende me vlerë dhe për t’i vjedhur, ndërsa në këto momente të moshuarit kanë nuhatur se nuk bëhej fjalë për policë. Çifti i të moshuarve ka nisur të bërtasë, ndërsa zhurmat kanë alarmuar fqinjët, të cilët njoftuan menjëherë policinë.

Kjo e fundit mbërriti në vendngjarje, ndërsa u përplas dhe me tre prej autorëve, që u larguan me një mjet tip ‘Audi’, ndërkohë që dy të tjerë u larguan në këmbë nga kodra e fshatit. Sipas të dhënave që disponon Çelmeta, duke iu referuar hetimeve të grupit hetimor, ka dyshime se një prej autorëve mund të jetë dhe banor i zonës, pasi e kanë njohur mjaft mirë terrenin. Sakaq, makina e grabitëseve, të cilët nuk dihet nëse kanë arritur të marrin diçka nga banesa, është larguar drejt kombinatit dhe më pas drejt Liqenit të Thatë.

Fatmirësisht banesa që ra pre e tentativës së grabitjes, ishte e pajisur me kamera sigurie, të cilët i janë dorëzuar policisë. Kjo e fundit po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të përfshirë në ngjarjen e rëndë. Kujtojmë se në këtë zonë, në Vaqarr, një karburant ra pre e grabitjes.