
Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në Lipjan.
Sipas policisë grabitja është kryer nga tre persona të maskuar e njëri prej tyre i armatosur.
Policia është duke e hetuar rastin.
“Lipjan 18.09.2023 – 02:17. Dy ankues kosovarë kanë raportuar se tre persona të maskuar njëri prej tyre i armatosur, nën kërcënim e armës u kanë grabitur para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, lidhur me rastin është informuar prokurori. Rasti nën hetime” thuhet në njoftimin e policisë.