![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/grabovci-pak-jane-60-mije-veterane-kam-deshire-te-jene-me-shume_64d5593892227.jpeg?resize=850%2C619&ssl=1)
Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, është rikthyer sërish në ekran dhe atë pas një kohe relativisht të gjatë.
Në një intervistë ai ka komentuar çështjet kryesore aktuale politike, ndërsa doemos se përgjatë bisedës u përmendën edhe ato të së kaluarës.
Një nga pikat që u prekën ishte edhe ajo e shumëdiskutuara, për veteranët. Sipas ish-ligjvënësit, numri prej 60 mijë veteranësh është shumë i vogël.
Ai ka dëshirë që ky numër të jetë edhe më i madh, duke çmuar kështu kontributin e njerëzve që janë angazhuar për liri të vendit.
“Për mua janë pak 60 mijë veteranë, kam dëshirë të jenë edhe më shumë”, tha ndër tjerash ai.