Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes Graciano Taganit me Erjola Doçin dhe Romeo Veshajn.
Balerini iu kthehet banorëve se ‘është problem i tyre nëse kanë fiksim njëri-tjetrin dhe jo i tij.
Këto deklarata nuk janë pritur aspak mirë nga aktori dhe moderatorja, ku kjo e fundit ka shpërthyer në lot. Erjola është shprehur se ‘po rri vetëm se nuk do që t’i thonë që po e përdorin’.
Graciano: Në qoftë se ju të dy keni fiksim për njëri-tjetrin nuk është problem i imi
Çimi: Prit 1 sekonde se…
Graciano: Keni fiksime për njëri-tjetrin, sqarohuni
Erjola: Ke Çimin ngjit mo burrë, mos më beso mu
Romeo: E ke shoqe, është gjë e poshtër
Graciano: Pse, ça po ofendoj unë? Të kesh fiksim është ndonjë gjë e keqe? Po ofendoj?
Romeo: Sapo t’a tha se kush vjen i ri thonë Erjola, Erjola
Graciano: Ça viktimizohesh
Graciano: Nuk po qëlloj, po them atë që po bëni ju në lojë