Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Grafite fyese kundër Fadil Gecit në Prishtinë, dëshmoi në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së

 
   

Grafite fyese për ish-deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Geci, janë shfaqur në Prishtinë, ato ndërlidhen me dëshminë e tij në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Shk* i biri i shk*nës”, shkruhet në grafit, njëri prej të cilëve është vendosur në pllakën përkujtimore të ushtarëve të KFOR-it e cila gjendet në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë.

Mbi këtë shkrim është vendosur edhe një fotografi e Gecit, ku ai shihet duke dëshmuar në Hagë.

Të martën dhe të mërkurën, Fadil Geci ka dëshmuar në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.