Në qendër të Beogradit janë shfaqur mbishkrime kërcënuese që i referohen ambasadorit amerikan Christopher Hill.
Mbishkrimi “Vdekje Christopher Hillit” është shfaqur në objektin që ndodhet në cep të rrugës në qendër të Beogradit, raporton Danas.
Nuk dihet se kush dhe kur është shkruar ky mesazh.
Kujtojmë se ky është kërcënimi i dytë që i drejtohen ambasadorit amerikan.
Një burrë nga Beogradi është arrestuar dy ditë më parë për shkak të kërcënimeve ndaj ambasadorit Hill. I arrestuari, siç dyshohet, në rrjetin social “Facebook” ndër të tjera ka shkruar “Koha për një goditje të re të Gavrilo Principit direkt në kokën e okupatorit Christopher Hill…”
Grafite kërcënuese