Kisha ortodokse në fshatin Nakëll të Pejës u raportua nga prijësi fetar i saj se janë thyer xhamat e këtij objekti në ditën e martë.
Brenda objektit u panë disa mbishkrime me përmbajtje fetare.
Por në mënyrën e shkrimit vërehet se të njëjtat janë edhe të dyshimta.
Ekipi i medias tentoi qe të hyjë brenda këtij objekti fetar ti shoh nga afër grafitet, por që dera ishte e mbyllur.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku thanë se janë duke hetuar rastin.
Derisa nga Prokuroria Themelore tregojnë që janë në fazën e mbledhjes së provave dhe se ende nuk arritur të identifikohet ndonjë i dyshuar.
Veprime të tilla po i dënojnë edhe nga shoqëria civile në këtë komunë, ku thonë se dëmtojnë marrëdhëniet ndëretnike.
Media ka tentuar të flasë edhe me përfaqësuesit e kësaj kishe, por që sipas burimeve të njëjtit ndodhen në Serbi.
Reagim për këto ka pasur edhe instituti Octopus, ku vlerësojnë se është rezultat i luftës hibride të Rusisë.
Në bazë të të gjeturave të këtij instituti këto mbishkrime nuk janë të shkruara nga besimtarët myslimanë sepse ka gabime drejtshkrimore.