Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Granata që tmerroi familjen Hyseni

Shkoi për të rënë në gjumë si çdo natë tjetër.

Por, zgjimi nuk ishte i zakonshëm.

Në momentin kur Bahri Hyseni doli në oborr pamja në të cilën hasi e trishtoi.

Dy veturat e tij  dhe pjesë të skajit të shtëpisë ishin dëmtuar rëndë.

Në atë moment kryesuesi i Bordit të Ndërmarrjes Trepa, thotë se e telefonoi policinë.

Kur këta të fundit arritën në vendngjarje, konstatuan se bëhej fjalë për një shpërthim.

Dyshimet e para janë që shpërthimi të ketë ndodhur nga një granatë dore.

Kurse Hyseni ka dyshime se e gjithë kjo ka të bëj me pozitën e tij zyrtare.

Në gjithë këtë fatkeqësi, ai thotë se kishte fat për këtë gjë.

Shpërthimi që të besohet të ketë ndodhur pas orës 1 të mëngjesit të së enjtes ishte dëgjuar nga një fqinje.

Ani se nuk pranoi të flas para kamerave, ajo thotë se nga shpërthimi i ishte lëkundur shtëpia e saj.

Kurse,  nga Policia thonë se tashmë kanë nisur hetimi për secilin detaj për këtë ngjarje.

Ilmi Prekazi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Mitrovicës së Jugut, konfirmoi se deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar lidhur me këtë ngjarje.

Derisa, familja Hyseni po mbesin me shpresë që autorët të gjenden.