Një sherr brutal është regjistruar pasditen e së enjtes në Messaria të Santorinit. Si pasojë e përleshjes ka përfunduar me plagë tejet të rënda në spital, një 34-vjeçar shqiptar.
Për shkaqe ende mister katër shtetas nga Shqipëria së bashku me një 23-vjeçar grek kanë sulmuar 34-vjeçarin shqiptar dhe e kanë lënë të gjakosur të shtrirë në tokë.
Hetimet paraprake bëjnë me dije se dy prej autorëve e kanë goditur me shkop druri shqiptarin, ndërsa të tjerët e kanë goditur me grushte dhe shkelma.
Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, teksa shqiptari është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm Thira.