Kryeministri grek, Kyrakios Mitsotakis ka falënderuar Shqipërinë për ndihmën që dha me dërgimin e zjarrfikësve drejt vendit fqinj.
“Falënderimet tona shkojnë për Shqipërinë, që dërgoi në Greqi 48 zjarrfikës dhe 9 automjete për t’u bashkuar me ne për të luftuar zjarret në Aleksandropoli. Faleminderit Shqipëri”, shkruan Mitsotakis në Twitter.
Disa orë pasi Greqia refuzoi ndihmën e forcave zjarrfikëse shqiptare, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se drejt vendit fqinj po shkojnë 10 mjete dhe 50 zjarrfikës.
Gjatë paradites, dy automjete zjarrfikëse dhe 9 punonjës të shërbimit të zjarrfikëses u nisën nga Maliqi dhe Korça me destinacion Aleksandropolinë. Por, pasi qëndruan për disa orë në hyrje të qytetit të Bilishtit, u kthyen mbrapsht nga pala greke.
Sipas deklaratave, shkaku i kthimit ishte “u plotësuan nevojat nga vendet e tjera”, ndërkohë që sipërfaqe të mëdha me pyje por edhe banesa, si dhe një zonë të mbrojtur në të cilën ndodhej një manastir, janë përfshirë nga zjarret masive ditën e djeshme, shkruan tch