Greqia paralajmëron rritje të gjobave, si dhe burgim të menjëhershëm për ata që shkaktojnë zjarret, qoftë edhe nga pakujdesia.
Kryeministri, Mitsotakis theksoi se shkaku i zjarrit të madh në Evros po hetohet, por është thuajse e sigurt se ai është i krijuar nga njeriu dhe ka shpërthyer në vendkalimet e emigrantëve të paligjshëm.
“Kjo verë ishte më e nxehta, me mbi 500 zjarre në javë. Në Dadia u shkatërruan mbi 800 mijë hektarë pyje”, tha Mitsotakis.
Sipas Mitsotakis Greqia do të shtojë numrin e rojtarëve të pyjeve, dronëve dhe kamerave termike.
Komisioni Evropian do të japë financime për kompensimin e fermerëve dhe blegtorëve si dhe për rikthimin e sipërfaqeve pyjore.