Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Greqia në ‘luftë’ me flakët, 6 vatra të reja zjarri gjatë 4 orëve

Situata në Greqi vazhdon të jetë alarmante. Dhjetëra zjarre kanë shpërthyer që prej mesditës në shumë zona të vendit, ndërsa zjarri në Rodos vazhdon të jetë problematik.

Janë të paktën gjashtë vatra të reja zjarri, përkatësisht në Neo Platano , Velestino , Krokio , Neo Monastiri , Mikrothebes dhe Sesklos. Ndërsa flakët janë përhapur në Afanos Lamias, shumë pranë banesave, po ashtu edhe një magazinë tashmë është përfshirë nga flakët.

Forcat tokësore dhe ajrore të shërbimit zjarrfikës vazhdojnë aksionin për të shuar flakët. Në këto zona temperaturat ekstreme të larta mbi 42-43 gradë dhe erërat e forta që ndryshojnë vazhdimisht drejtimin, ia kanë vështirësuar punën zjarrfikësve.