Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Greqia shpëton 75 emigrantë

Rojet bregdetare greke thanë se kanë shpëtuar 75 emigrantë në një prej zonave në Detin Mesme ku vitin e kaluar u fundos një anije që po bartte qindra emigrantë.

Sipas Rojeve bregdetare, emigrantët e shpëtuar po udhëtonin me një varkë afër qytetit Pilos dhe do të dërgohen në portin e Kalamatës, thanë Rojet më 6 gusht.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Autoritetet greke nuk treguan për kombësinë e emigrantëve të shpëtuar.

Në qershor të vitit 2023, një varkë e stërmbushur me emigrantë, që besohet se ishte nisur nga Libia me më shumë se 750 njerëz në botë, u fundos në jugperëndim të Pilos.

Autoritetet thanë se 104 prej tyre u shpëtuan, ndërkaq 600 të tjerë konsiderohen se janë zhdukur.

Dhjetëra të mbijetuar ngritën padi ndaj Rojeve bregdetare greke, duke pretenduar se ata reaguan pas disa orësh, pavarësisht paralajmërimeve që u kishte dërguar agjencia kufitare e Bashkimit Evropian, Frontex dhe organizata joqeveritare, Alarm Phone./rel