Tensionet po rriten mes kontrollorëve të trafikut ajror me rrezikun e një greve të mundshme.
Një deputet i Partisë Popullore Zvicerane, Andreas Glarner, ka bërë një mocion për të rritur moshën e pensionit për kontrollorët në 65 vjeç, nga 60 që është aktualisht.
Ai thotë se përfitojnë padrejtësisht nga paratë e taksapaguesve.
Në të kaluarën u pranua se puna kishte një nivel stresi, kështu që një moshë më e re e daljes në pension mund të ishte e justifikuar. Por tani, thotë ai, njerëzit po plaken më të shëndetshëm, transmeton albinfo.ch.
Ai gjithashtu thotë se ka edhe punë të tjera në shërbim, jo vetëm ato para ekranit të radarit.