Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Grevat e paralajmëruara nga SBASHK-u, Nagavci: Të lihet anash adresimi i agjendave politike

 
   

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, që të bashkëpunojë më të në të mirë të arsimit dhe mësimdhënësve, kjo pas paralajmërimeve të kësaj Sindikate se do të mbajnë greva nga 1 shtatori, si pasojë e pakënaqësive.

Nagavci ka thënë se duhet që të lihet anash “adresimi i agjendave politike”.

“Zotit Jasharaj, kryetarit të SBASHK-ut, i bëj thirrje publike për çështjet që janë në të mirën e arsimit, përfshirë edhe gjithë mbështetjen për mësimdhënësit, na ka partnerë e bashkëpunëtorë pa asnjë dilemë. Për humbje kohe, për adresim të agjendave politike, përkundër që ndoshta mund të merreshim, nuk kemi kohë as vullnet”, tha Nagavci.

Deklaratat e kreut të SBASHK-ut, në drejtim të ministres për mosbashkëpunim, Nagavci, i quajti të pamatura, duke shtuar se është përmbajtur duke mos reaguar për to.

Ajo ka thënë se arsyet që sindikata ka paraqitur paralajmërime për grevë, jo vetëm se është e pakuptueshme por shpërfaq edhe atë se nga kush po ndikohen.

“Jam përmbajtur nga deklaratat e pamatura të zotit Jashari sepse konsideroj që është e rëndësishme që të gjithë bashkërisht të punojnë në mënyrë që të ofrojmë më të mirën për fëmijët tanë”.

“Ata që kanë humbur mund të jenë ata që kanë përfituar në mënyrën jo të duhur”, ka thënë ajo.

Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar se si pasojë e mungesës së dialogut me ministrinë e Arsimit dhe Qeverinë në përgjithësi, viti i ri shkollor rrezikon të mos fillojë me 1 shtator, pasi ky sistem mund të futet në grevë.

Nga kjo sindikatë thuhet së kjo është kërkesë e vazhdueshme e anëtarësisë pasi ministria e Arsimit dhe Qeveria nuk po i marrin parasysh kërkesat e tyre dhe nuk po u përgjigjen ftesave për dialog.