Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

“Gruaja dhe fëmijët e mi janë rrëmbyer nga Hamasi”, rrëfimi zemërthyes i një babai

Një baba i 2 fëmijëve ka përshkruar momentin tragjik kur humbi kontaktet me gruan dhe vajzat e tij. Ai dyshon se njerëzit e tij të dashur janë marrë peng nga Hamasi.

Bashkëshortja e Yoni Asherit, Doron, dhe fëmijët e tyre, 5-vjeçarja Raz dhe 3-vjeçarja Aviv, po qëndronin tek të afërmit afër kufirit me Gazën.

“Të shtunën, rreth orës 10:30 të mëngjesit, fola për herë të fundit në celular me gruan time. Ajo më tha se terroristët nga Hamasi kishin hyrë në shtëpi. Ata ishin në dhomë dhe më pas telefonata u shkëput”, tregon ai.

Frika e tij më e madhe u konfimua më vonë atë ditë kur ai pa një video të njerëzve që ngarkoheshin në pjesën e pasme të një kamioni.

“Në video njoha gruan dhe dy vajzat e mia, dy vajzat e mia të vogla. Nuk e di se në çfarë kushtesh po mbahen ato, por ju e dini, situata po përkeqësohet shumë”, rrëfen Yon Asheri./tvklan.al