Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gruaja e Akil Gjakovës sjell fakte në gjykatë për dhunën e ushtruar nga xhudisti

Xhudisti i njohur kosovar, Akil Gjakova dhe gruaja janë ndarë.

Ata ndodhen në proces divorci. Gazeta Insajderi pak më parë ka raportuar se ishte Akil Gjakova që fillimisht kishte kërkuar të ndahet nga gruaja e tij, por ajo i është përgjigjur me një kundër padi.

E njëjta ka dorëzuar faktet me të cilat pretendon se xhudisti, ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Gazeta Insajderi ka siguruar këto pamje, në të cilat mund të shihen shenja dhunë.

 

Siç merr vesh Insajderi një muaj më parë kur gjykatësi, Driton Noci ka parë dosjen ka kërkuar që rasti të shkojnë prokurori. Ai e ka dërguar shkresën në prokurores Lumturie Hoxha, por që ata nuk kanë hapur rast.

Ditën e shtune në mëngjes, siç ka mësuar Insajderi, gruaja e xhudistit së bashku me fëmiun e tyre kanë tentuar të hyjnë në banesë, por ka qenë Akil Gjakova që i ka ndaluar të hyj.

Gruaja e tij pas kësaj, ka ftuar Policinë e Kosovës që të asistojë , për momentin ajo ndodhet në polici duke dhënë dëshminë e saj si viktimë në këtë rast.

Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë edhe me Policinë lidhur me rastin, por deri me tani nuk kanë kthyer përgjigje.