Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Një grua ka humbur jetën dje në repartin e Gjinekologjisë të Spitalit Rajonal në Prizren.

Ajo në spital ishte pranuar në gjendje të rëndë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, tha për Insajderin se viktima është një 24-vjeçare dhe se ishte shtatzënë.

“Po ka qene shtatzënë, dje me date 03.05.2024 është dërguar në repart në gjendje të rënduar shëndetësore, e edhe pas trajtimit nga mjekët viktima ka ndërruar jetë. Viktima është nga Prizreni e lindur në vitin 2000”, tha ai.