Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka reaguar pa vendimit të Departamentit Amerikan për futje në listën e zezë të ShBA-së.
Grubi ka thënë se nuk informacione të detajuara, por që vendimi e ka prek “drejtpërdrejt dhe personalisht”.
Në një reagim në Facebook, ai ka thënë se do të angazhohet me gjithë përkushtimin për të zbardhur plotësisht këtë çështje.
Reagimi i plotë:
Në mungesë të informacionit të detajuar, u njoha nga mediat për vendimin e sotëm të Departamentit të Shtetit. Si një person që jetën time publike ia kam kushtuar mbrojtjes së vlerave demokratike perëndimore dhe që gjithmonë kam punuar me përkushtim për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Europian, ky vendim më prek drejtpërdrejt dhe personalisht.
Do të angazhohem me gjithë përkushtimin dhe maksimalisht, së bashku me miqtë dhe partnerët tanë, me të cilët kemi ndarë vizionin dhe punuar ndër vite për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike, për të zbardhur plotësisht këtë çështje. Transparenca dhe përkushtimi ndaj vlerave demokratike do të vazhdojnë të jenë shtylla kryesore e çdo veprimi tim.
Tags: Grubilista e zezeSHBA