Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Grubjeshiq: Diskutimi për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të KiE, më 16 prill

 
   

Ambasadorja dhe përfaqësuesja e përhershme e Serbisë në Këshillin e Evropës, Suzana Grubjeshiq, ka thënë për “Euronews Serbia” se seanca e Asamblesë Parlamentare të kësaj organizate do të fillojë më 15 prill dhe do të zgjasë deri më 19 prill. Ajo ka thënë se rendi i ditës është ndryshuar. Fillimisht në draft thuhej se raporti i Dora Bakoyannis-it dhe dy raportuesve të tjerë nga komisioni ligjor për Kosovën do të diskutohej më 18 prill, por tani është zhvendosur për 16 prill.

“Natyrisht që ekziston frika se nuk do të ketë mjaft deputetë pozitivë në sallë më 18 prill sepse atëherë ata veç ia nisin të largohen nga Strasburgu. Prandaj, më 16 prill do të bëhet prezantimi i raportit dhe diskutimi dhe votimi për të”, ka thënë Grubjeshiq.

Ajo ka thënë se këtë e ka bërë të ditur që të shihet se si po trajtohen edhe këto detaje dhe asgjë nuk i lihet rastësisë.

“Kuorumi për vendimmarrje në Asamblenë Parlamentare është një e treta e deputetëve të pranishëm. Pra, nga kjo një e treta e të pranishmëve kërkohet një shumicë prej dy të tretave, gjë që është lehtësisht e realizueshme. “Nuk kam dyshim se mund të jetë lehtësisht e realizueshme për çështjen e Kosovës, pra për çështjen e përcjelljes së mëtejshme të opinionit të Asamblesë Parlamentare në Komitetin e Ministrave, i cili i vetëm mund të vendosë për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë Suzana Grubjeshiq.

Ajo ka shtuar se mbledhja e Komitetit të Ministrave është caktuar për datat 16 dhe 17 maj dhe se agjenda paraprake tashmë është publikuar.