Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka reaguar sërish ndaj ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Gruda, u shpreh se është turp për një kryediplomate.
Që sipas tij flet me fjalë të rrugëve dhe se qëndrimi i tij ishte në emër të PDK-së.
“Është turp për një Ministre të Jashtme që flet me fjalë të rrugëve: unë, kur kam folur dje në emër të PDK-së, nuk kam thënë atë që thotë Donika Gërvalla, e ka thënë bashkëpunëtori i saj, zv. Ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu”, ka shkruar ai.