Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gruda i PDK-së: Me afrimin e zgjedhjeve, Qeveria ka shpeshtuar sulmet ndaj gjykatave

 
   

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka thënë se me afrimin e zgjedhjeve të përgjithshme, pushteti është duke i shpeshtuar akuzat e sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese, institucioneve të pavarura dhe opozitës.

Gruda thekson se Qeveria dëshiron që kështu të ndërtojë një “alibi” të re që ta përdorë në zgjedhje, derisa Kurti nuk i ka realizuar asnjë nga premtimet me të cilat ka ardhur në pushtet.

Gruda duke përmendur premtimet që nuk janë realizuar, tha se Qeveria nuk ka mbajtur premtimin as për padi për gjenocid ndaj Serbisë madje, sipas tij, me marrëveshjen e Ohrit kryeministri Albin Kurti është pajtuar që të mos adresojë krimet e luftës.

“Sa më shumë që afrohet data e zgjedhjeve akuzat dhe sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese, institucioneve të pavarura, opozitës do të rriten me të vetmin qëllim se duhet të ndërtojnë alibi e re që ju duhet ne zgjedhje, pasi nuk i kanë realizuar premtimet. Nuk është realizuar Vettingu, reforma në Këshillin Prokurorial, nuk është miratuar strategjia Anti-Korrupsion. Këta kanë premtuar edhe padi për gjenocid kundër Serbisë. Ko që s’kanë bërë padi por kanë bërë marrëveshje, me atë të Ohrit që e bëri kryeministri Kurti në të cilën thuhet që Kosova merret vesh me Serbinë ta tejkalojl trashëgiminë nga e kaluar, pra të mos adresojë krimet e luftës”, ka thënë ai.

Gruda ka thënë se shumë ligje që janë hartuar nga kjo Qeveri janë hartuar në mënyrë jokushtetuese.

Sipas tij, PDK-ja ka dërguar pesë-gjashtë ligje në Gjykatën Kushtetuese dhe shumica prej tyre janë konfirmuar si jokushtetuese.

“PDK-ja gjatë këtij mandati ka dërguar një numër të madh të ligjeve pese ose gjashtë, nuk mu kujtohet saktë por mund të them se 90 për qind e tyre janë konfirmuar si jokushtetuese. Pra janë konfirmuar pretendimet e Partisë Demokratike dhe ligjet janë rrëzuar në Gjykatën Kushtetuese si pasojë që qeveria i ka hartuar e përgatitur ato në mënyrë jokushtetuese. Kjo nuk ka ndodhur përpara”, ka thënë ai.

Gruda lidhur me deklarimet se “opozita është duke bërë pengesë për të bërë reforma në drejtësi”, u shpreh se janë akuza absurde nga qeveria aktuale me qëllim te mbulimeve të dështimeve në fushën e drejtësisë.

Ai ka shtuar se edhe mekanizmat ndërkombëtar kanë theksuar se qeveria ka ndërhyrë në drejtësi me deklarata që ka bërë.

“Mendoj që është një akuzë e paqëndrueshme, totalisht absurde dhe bëhet me të vetmin qëllim t’i fshehë dështimet e plota që ka pasur kjo qeveri në fushën drejtësisë. Asnjë nga premtimet e dhëna për drejtësi nuk është realizuar dhe duke fajësuar Gjykatën Kushtuese, PDK-në, ata duan të shfajësohen për dështimin”.

“Raporti i Këshillit të Ekspertëve të Evropës ka thënë se qeveria ka ndërhyrë me deklarata në drejtësi. Pra edhe mekanizmat ndërkombëtarë tregojnë se kemi të bëjmë më një paaftësi për të ndërtuar ligje. Në këtë kuptim kjo dëshmon qartazi që akuzat e qeverisë ndaj Gjykatës Kushtetuese nuk qëndrojnë”, ka thënë Gruda.