Përparim Gruda, koordinator për Drejtësi në PDK në emisionin Frontal me Arsim Lanin në T7 ka thënë se Kosova kurrë më pak sovranitet në veri nuk ka pas.
“Çështja e sovranitetit në veri të Kosovës është një propagandë. Ky realitet i hidhur që është ndërtuar në veri për të ardhmen e Kosovës do të shpërfaqet si është me gjithë ashpërsinë e saj kur të fillon implementimi i “Zajednicës”. Këta po shpikin tema si targat e dinarin por po flasim për tërësinë” tha ai.
Sipas Grudës kjo Qeveri do ta jap autonominë pa marrë asnjë gjë.
“Ky është rezultati i dialogut 3 vjeçar të kryeministrit Kurti, të zëvendëskryeministrit Bislimi i cili për mua është qesharak që para katër dite thotë që nuk do të shkoj të diskutoj për dinarin dhe shkon në takimin e 6 për të njëjtën çështje” ka thënë koordinatori për Drejtësi në PDK.