![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/gruda-ngutia-e-pushtetit-per-ti-komentuar-hetimet-zbulojne-ankthin-qe-kane-per-aferen-e-grurit-dhe-vajit_64e217a65dd8f.jpeg?resize=850%2C414&ssl=1)
Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka thënë se ashpërsia dhe ngutia e pushtetit për të komentuar hetimet e prokurorisë zbulojnë ankthin e madh që sipas tij e kanë për zbulimin e të vërtetës së aferës së grurit dhe vajit.
Sipas Grudës, nëse pushteti do të ishte i pastë, do të thoshte që s’ka asgjë për të fshehur.
“Është krejt e thjeshtë: nëse do të ishin të sigurt që janë të pastër, do të thoshin që nuk kemi asgjë për të fshehur dhe do të prisnin rezultatin e hetimit”, tha Gruda.
Kujtojmë se të premten janë arrestuar dy zyrtarë të MINT-it dhe biznesmeni dhe pronari i “Bukë e Zemër”, Ridvan Muharremi.
Pas arrestimit, kryeministri i vendit, Albin Kurti, sulmoi sistemin e drejtësisë, ndërsa KPK-ja reagoi duke i bërë thirrje atij që t’i ndal linçimet.