Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Grupi kriminal i Artan Tafanit vepronte në disa qytete”, flet ish-prokurorja Imeraj: Krimi në Shqipëri është bërë shumë i frikshëm!

Ish-prokurorja Elizabeta Imeraj ka folur në një intervistë televizive për kriminalitetin në Shqipëri. Imeraj theksoi se kohët e fundit rendi dhe siguria nuk ka qenë në kritere maksimale, duke nënvizuar se duhet të zbërthen grupet kriminale.

Më tej ajo nënvizoi se krimi ka fituar terren dhe nuk po kursen as qytetarët e thjeshtë.

“Gjendja e kriminalitetit në Shqipëri është në masë. Dhe po ti referohemi aksioneve të fundit, brenda një dite, mbi 200 të arrestuar, nuk dëshmojnë që ka thjesht shpërndarës të arrestuar, por dëshmojnë se ka nga ana tjetër shumë furnizues të këtyre shpërndarësve që gjejnë vend dhe ata furnizues dhe ata kanë gjetur mënyrën për të sjellë lëndën narkotike nga jashtë dhe kjo është lejuar. Ka disa momente që lidhen me njëra-tjetrën dhe që dëshmojnë se gjendja e kriminalitetit është shqetësuese.

Po ti referohemi dhe muajve të fundit, rendi dhe siguria publike nuk është se ka qenë në kritere maksimale. Zona të tilla si në Lezhë, në Rrëshen, janë vende që klima në përgjithësi të bën të konkludosh që është një gjendje e cila ka lënë terren të lirë që kriminaliteti të zhvillohet. Grupi kriminal që ishte i përfshirë dhe Artan Tafani ka pasur një shtrirje në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Në këtë kontekst është e rrezikshme. Dhe bëhet më e rrezikshme kur publiku merr vesh që ky grup kriminal ka tentuar të vrasë dhe një prokurori. Qytetarët janë njëlloj. Po përderisa krimi gjen një klimë të tillë, kjo është gjë përmban alarm.”-tha Imeraj.