Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Grupi terrorist erdhi të luftojë në Kosovë, zgjodhi Banjskën si pikë strategjike

efundit

Derisa Njësia Speciale po përballej me grupin terrorist, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e bëri publik lajmin e kobshëm për vdekjen e rreshter Bunjakut.

Në ora 7:20 të dielën, ai shkroi në Facebook se Policia e Kosovës u sulmua nga një grup kriminal e terrorist. Sipas Kurtit, ky krim i organizuar u bë me mbështetje politike, financiare dhe logjistike të Beogradit zyrtar.

Trembëdhjetë minuta më vonë, reagoi edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke anuluar vizitën në SHBA.

Në llogarinë e saj në Facebook, Osmani e dënoi sulmin duke thënë se vrasja e një polici dhe plagosja e një polici tjetër në veriun e Kosovës është e planifikuar, orkestruar dhe ekzekutuar nga bandat kriminale serbe si dhe është sulm ndaj rendit dhe ligjit në veriun e vendit, është sulm ndaj Kosovës.

Më pas, kryeministri, Albin Kurti thirri në mbledhje urgjente Këshillin e Sigurisë.

Në konferencën për medie, ai tha se sulmuesit kishin ardhur për luftë.

Është e qartë, këta persona të uniformuar se paku 30 ndonëse nuk vërehen distinktivëve, bexhat në uniformat e tyre paraqesin një formacion të organizuar, i cili ka ardhur të luftojë në Kosovë. Por unë iu bëj thirrje edhe si formacion edhe si individ që t’i dorëzohen organeve të sigurisë”, deklaroi Kurti.

Kryeministri përmes fotografive tregoi se grupi terrorist ishte i uniformuar, i armatosur me armatim të rëndë e maska.

Dua t’i prezantoj fotografi nga vendi i ngjarjes në fshatin Banjskë të Zveçanit ku do të mund të shihni se nuk bëhet fjalë as për civil të armatosur dhe as për qytetarë të zakonshëm por bëhet fjalë për një formacion me pjesëtarë që janë profesionit ushtarak a policor në Banjskë të Zveçanit në dhe rrotull manastirit”, shtoi ai.

Grupi sulmues e të cilin Kryeministri e quajti terrorist, u strehua brenda hapësirave të Manastiri së Banjskës.

Në po këto hapësira gjendeshin edhe mbi 30 pelegrinë të ardhur nga Novi Sadi para se të ndodhte sulmi ndaj Policisë së Kosovës.

Se sulmuesit po strehoheshin në këtë manastir e konfirmoi edhe Dioqeza Rashkë- Prizren.

Dioqeza Rashkë-Prizren ndër të tjera, e dënoi këtë sulm.

Për njohësin e sigurisë Nuredin Ibishi, Banjska u zgjodh qëllimshëm si lokacion për të kryer këtë sulm ndaj Policisë së Kosovës.

“Përafërsisht është sikur një zorrë qorre e ndarë nga aksi rrugor, magjistrale që shpie nga Zveçani në drejtim të Leposaviqit edhe afërsia e kufirit me fshatrat e Pazarit të Ri. Është zgjedh si pikë strategjike ajo ndërhyrje në kuptimin e asaj që nëse nuk dështon ai operacion i tyre që realisht tu pas parasysh përgatitjen e tyre, mundësinë e performancës ne kemi minimal viktima, kemi vetëm një të vrarë dhe një të plagosur dhe një të lënduar”, tha Ibishi.

Për pelegrinët që ishin të pranishëm atë natë në Manastir, u ngritën dyshime se mund të ishin të përfshirë në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës.

Naim Abazi, prokuror Special, i ngarkuar me detyrë për t’u marrë me rastin e Banjskës, i hoqi këto dyshime.

“Ka dalë e kundërta e asaj që kemi pas informacione, se ata janë persona që kanë ardhë nga shteti i Serbisë dhe janë vendosur tek bujtina e Manastirit të Banjskës dhe policia i ka identifikuar secilin një nga një, profilin e këtyre personave dhe deri më tani nuk kemi indicie se ata janë përfshirë në aktivitetin për të cilin folëm”, deklaroi Abazi në emisionin Tempus./Betimi për Drejtësi