Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Guvernatori rreth 50 mijë euro të hyra vjetore nga pagat

 
   

Drejton Bankën Qendrore të Kosovës, e cila i mbikqyrë bankat komerciale, institucionet mikrofinanciare dhe kompanitë e sigurimeve.

Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili del se nuk qëndron edhe keq me pasurinë që ka.

Në deklarimin e tij të pasurisë pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Ismaili ka deklaruar se ka mbi 40 mijë euro para të gatshme ne instutcionet financiare në vend.

Aty përfshihen kursimet e tij prej pagës dhe po ashtu kursimet e fëmijëve të tij.

Ahmeti, po ashtu ka deklaruar se ka të hyra vjetore rreth 50 mijë euro në vit.

Përveç si guvernator i BQK-së, Ismaili deklaron se ka marr të hyra vjetore edhe nga Kolegji AAB po ashtu edhe nga Fondi i Kosovës për Efiqiencë të Energjisë, deri pak muaj para se të emërohej guvernator i BQK-së.

Ndërsa sa i përket pasurisë së paluajtshme, Ismaili ka deklaruar se ka një banesë në vlerë prej mbi 101 mijë euro, shtëpi në vlerë prej 30 mijë euro dhe tokë në vlerë mbi 35 mijë euro, gjithsej rreth 180 mijë euro.