Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Guvernatoren e Shtetit të Iowa-s, Kim Reynolds.
Takimi nis në orën 09:50 dhe mediat fillimisht do të marrin pamje nga pritja që Presidentja Osmani i bën Guvernatores Reynolds, ndërkaq më pas edhe në takimin e përbashkët.
Pas takimit, Presidentja Osmani dhe Guvernatorja Reynolds do të nënshkruajnë marrëveshjen e marrëdhënies së shteteve simotra dhe bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Iowa-s (Shtetet e Bashkuara), në hollin e Kuvendit, ndërkaq pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, do të deklarohen për media.
Sipas njoftimit të Presidencës, mediat e interesuara për ta përcjellë takimin luten të jenë në Presidencë më së largu në orën 09:30.
E në orën 11:15, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Guvernatoren e shtetit të Iowa-s, Kim Reynolds.
Kurse, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, mirëpret në takim, Guvernatoren e shtetit të Iowa-s, Kim Reynolds.
Takimi nis në orën 11:50 dhe mediat mund të marrin pamje te hyrja kryesore e Qeverisë.