Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Guxo mban tubim të madh me anëtarë dhe mbështetës

 
   

Partia Guxo mban sot tubimin e radhës me anëtarë dhe mbështetës në Prishtinë.

Në këtë tubim para pjesëmarrësve të shumë do të flasin ministrja e Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla dhe ministri i Bujqësisë Faton Peci, të cilët morën drejtimin e Partisë Guxo pasi u zgjodhën nga kuvendi i mbajtur më 14 shkurt 2022.

Guxo është parti politike e qendrës së djathtë, e formuar si listë më 5 nëntor 2020 nga Vjosa Osmani si dhe më 14 shkurt 2022, Partia Guxo u regjistrua si parti politike.

Partia Guxo në fillet e veta prezantoi kandidatët në listën e përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare më 14 shkurt 2021 dhe mori shtatë deputetë, përfshirë Vjosa Osmanin me 300.788 vota.

Pasi Osmani u zgjodh presidente më 4 prill 2021, ajo u tërhoq nga lidershipi i partisë si dhe vendi i saj në parlament pasi sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti nuk ka të drejtë të ushtrojë asnjë funksion tjetër publik ose të mban ndonjë post në një parti politike.