Të martën në Kosovë ashtu edhe si gjithandej nëpër botë u festua Nata e Shtrigave apo “Halloween”.
Një qytetar nga Kosova që jeton në ShBA, i ka dhënë një dimension ekonomik festës.
“Unë jetoj në Amerikë që 24 vite, ne e festojmë atje por është më shumë festë për fëmijë. Besoj që ka edhe elementë ekonomikë aty, se prodhuesit e çokollatave e kanë rujt këtë festë. Por është më shumë festë për fëmijë. Edhe këtu e kam dekoru shtëpinë po s’di a vijnë fëmijët”, ka thënë ai për lajmi.net
Qytetari e quan këtë festë të huazuar teksa tregon se si e feston “Halloweenin” në ShBA.
“viteve të fundit juve po ju doket interesant krejt çka po ndodh atje dhe po i përcjellni. Nuk ka asgjë të keqe me festu, por nuk është e lidhur me kulturë, është si me huazu diçka prej kojshive. Unë shtëpinë e kam dekoru edhe atje na e festojmë. Kryesisht dekorohet shtëpia, edhe duhesh me ble ëmbëlsira për fëmijë edhe e qet një shenjë në derë që ti je participues i festës”, ka shtuar ai.
Më shumë në videon më poshtë.