Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Haj Zoti na rujt, vetëm për dit vere po se ndryshe s’po na pëlqen”, mërgimtari nuk e mendon asnjëherë rikthimin në Kosovë

 
   

Emisioni veror “n’mal A n’det”, që nisi transmetimin javën e kaluar, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

Një prej rubrikave që u kushtohet mërgimtarëve është rubrika “A më mirë k’tu a atje”, ku çdo ditë për mërgimtarët ka pyetje të ndryshme.

Kësaj radhe gazetarja i pyeti qytetarët se “çka e veçon qytetin e Prizrenit nga vendet e tjera”, me ç’rast përgjigjet ishin nga më të ndryshmet.

Por, krahas pyetjes dhe përgjigjeve që i dhanë qytetarët në Prizren, shumë të tjerë edhe lëshuan deklarata interesante para kamerës.

Një mërgimtar, i cili tash e tri vjet jeton në Zvicër, tha se nuk e mendon rikthimin në Kosovë.

“Haj Zoti na rujt, vetëm për dit vere po, se ndryshe nuk po na pëlqen”, tha ai.