Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, ka thënë se ekosistemi ndërmarrës i Kosovës po evoluon e se vendi ka potencial të madh në zhvillimin e inovacionit falë popullatës së re.
Këto komente, ministrja i bëri në aktivitetin e MINT-it, “Krijimi i Fondit të Inovacionit të Kosovës: Prezantimi i gjetjeve fillestare dhe hapat e ardhshëm”.
Ajo ka theksuar se për tri vite, mesatarja e rritjes së bruto-produktit është 6.2 për qind dhe se po synon investime në ndërmarrësitë inovative.
“Përmes organizimit të kësaj ngjarje, që është prezantimi i gjetjeve fillestare dhe hapat e ardhshëm, jemi këtu për të shpalosur potencialin e të gjithëve. Dua të ndaj një përvojë në vizitën time në Austri, Qeveria e Kosovës i përshtatet shume asaj të Austrisë, e gjeta një ‘slide’ të ngjashëm të krijimit të fondit të inovacionit. Së bashku me ekipin tim reflektova. ne kemi nevojë të për të ndërtuar një sistem më të qëndrueshëm dhe jam e lumtur që tri ministritë janë duke pasur progres. Kosova disponon një potencial në zhvillimin e inovacionit falë popullatës sonë të re. Kështu ekosistemi ndërmarrës i Kosovës po evoluon, inovacioni ne Kosovë ka edhe në industrinë kreative që është shumë dinamike që përfshinë artin muzikën e filmat digjitale. Industria e Kosovës ka shumë potencial në zhvillimin e qëndrueshëm. Gjatë këtyre tre viteve 6.2 për qind është mesatarja e rritjes së bruto-produktit. Po synojmë të investojmë në ndërmarrësitë e vendit”, ka thënë Hajdari.
Georg Shnetzer, ambasador i Austrisë në Republikën e Kosovës, ka kërkuar që të bëhet zotimi i fuqishëm në progresin e inovacionit, sepse sipas tij, rritja e inovacionit është esencial.
“Fillimi i diskutimit për themelimin e inovacionit i lus në zotimin e fuqishëm në progresin që inovacioni kuan ne mjedisin e sotëm. Duke jetuar në një epokë ku teknologjia zhvillohet reitja e inovacionit është esencial. Ky përparim do të udhëheq efikasitet dhe do të hap tregje të tjera ku do te shtyjë tregjet e Kosovës ne glob. Austria ka qenë një partner i fuqishëm për të promovuar rritjen ekonomike te qëndrueshme. Themelimi për gjithëpërfshije dhe pjesëmarrje ekonomike, jo vetëm nxisin ekonomin por krijon kushte të favorshme për të kontribuar dhe zhvilluar në të ardhmen e Kosovës”, ka thënë Shnetzer.